Vështirësitë në emigirim, aktori Genti Kame: Kam punuar edhe si murator, familjes nuk i tregoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vështirësitë në emigirim, aktori Genti Kame: Kam punuar edhe si murator, familjes nuk i tregoja

Emigrimi nuk ka qenë i lehtë për aktorin Genti Kame. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj thotë se i është dashur të bëjë edhe punë të vështira, si ndërtimi.

Pranvera Borakaj: Sa vite qëndruat në Itali?

Genti Kame: Kam ndenjur diku te 4 vjet.

Pranvera Borakaj: Paralelisht edhe punonit?

Advertisement

Genti Kame: Patjetër.

Pranvera Borakaj: Ishin punë të rëndë?

Genti Kame: Shumë të rënda, disa po, disa jo. Më pëlqente jeta e natës. Ndonjëherë punoja në bare, restorante, lokale, por ndonjëherë kur ndodhesha bosh punoja dhe murator.

Pranvera Borakaj: Ia tregoje këto prindërve?

Advertisement

Genti Kame: Jo (qesh).

Pranvera Borakaj: Po më vonë?

Genti Kame: Po.

Pranvera Borakaj: Dhe çfarë të thoshin?

Advertisement

Genti Kame: Po sepse u ktheva, i pagjymtuar, pa këmbë dhe duar të thyera kështu që mund t’ia thosha.

Pranvera Borakaj: Shikoheshin ndryshe shqiptarët në atë kohë në Itali?

Genti Kame: Gjithmonë është ideja se kë frekuenton, cilët janë njerëzit që frekuenton. Nëse do shkosh me budallenjtë, budallallëqë do dëgjosh, nëse do shkosh me njerëz të zgjuar ti do mësosh prej tyre. Njeriu duhet të krijojë atë rrethin e tij.

Pranvera Borakaj: Ke qenë selektiv në shoqëri?

Advertisement

Genti Kame: Po padyshim. Ka pasur njerëz të cilët kanë dashur të bëjnë…kur je 20 vjeç çfarë s’duan të bëjnë. Por ti largohesh sepse mendon që ke një jetë para, ke një familje që të pret diku dhe duhet ta frenosh disi veten tënde./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy