
Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend. Bukuroshja durrsake, e cila ka “braktisur” prej kohësh mikrofonin dhe penelat për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë, është gjithmonë e pranishme pranë ndjekësve të saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Dedikimet për partnerin, Ermal Hoxhën janë të shpeshta e gjithmonë më pasionante.
Sot ajo ka publikuar një kolazh fotosh krah Ermalit ku shkruan:
“Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje. Ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”.
Rezarta dhe Ermali janë prindër të Herës, 10 vjeç./vizionplus.tv