
Prej muajsh moderatorja Dojna Mema është përfolur në mediat onlinë për një histori të mundshme dashurie me këngëtarin Vlashent Sata. Aludimet nisën nga postimet e tyre në “Instagram”, filimisht nga Stambolli e deri tek destinacionet e ndryshme në Shqipëri përgjatë kësaj vere.
Megjithëse Dojna ka zgjedhur të heshtë, një përgjigje ngacmuese e dhënë në emisionin ‘Jonida’s room’ të Jonida Maliqit u duk se ishte konfirmimi për herë të parë i marrëdhënies së saj me këngëtarin.
Pasi të ftuarat Vip vendosën të bëjnë një lojë, Jonida Maliqi pyeti mikeshat e saj se kush e dinte puthjen kineze, Dojna nxitoi të pranonte se dinte vetëm puthjen franceze.
‘Unë nuk e di, puthjen francezen di vetëm’, u shpreh moderatorja.
Mjaftoi vetëm kaq që mikesha e saj Orgesa Zaimi ta ngacmonte më tej duke e pyetur se çfarë e lidh me Francën, duke nënkuptuar kështu marrëdhënien e moderatores me këngëtarin Vlashent Sata.