Yll Limani na tregon puthjen e parë. Çfarë fshihet pas saj?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yll Limani na tregon puthjen e parë. Çfarë fshihet pas saj?

Në mbrëmjen e djeshme kemi vënë re diçka të çuditshme në rrjetet sociale zyrtare të këngëtarit Yll Limani. Me sa duket e kishte ndarë mendjen të na konfuzojë vetëm nëpermjet një emoji.

Ishte një puthje ajo e cila u përdor nga Ylli si foto profili ne Instagram dhe Twitter, pa shkruar asgjë tjetër, duke na lënë të mendojmë shumë gjera e duke na vendosur në dilemë.

Megjithatë, nëse keni menduar se çfarë fshihet pas puthjes, këngëtari ka lënë dhe një shenjë tjetër në një postim në Twitter duke na bërë të kuptojmë se kënga e re është gati. Ai ka shkruar : “A ki me dal?”, dhe me shumë mundësi puthja ka të bëjë me tekstin e këngës së re.

Advertisement

Është përfolur se kënga e re e Yllit do të jetë një bashkëpunim me Lumi B, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Projekti i fundit i Yllit u lançua rreth një muaj më parë dhe titullohet “I kom kall” ku momentalisht numëron 4.4 milion klikime ne Youtube.

Yll Limani na tregon puthjen e parë. Çfarë fshihet pas saj? shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy