Vajza e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore , Tallulah , ndau me fansat e saj në Instagram një video me të atin, që daton nga viti 2020.
Dy vjet përpara se aktori i famshëm të diagnostikohej me demencë frontotemporale, ai kishte ndihmuar vajzën e tij të rruante kokën , njësoj siç kishte bërë nëna e saj dikur për rolin e saj në GI Jane .
30-vjeçarja ka shkruar në video se ky është një nga kujtimet kryesore që ajo ka nga babai i saj dhe se ajo e do atë .
Duket se deri në atë moment Willis nuk kishte shfaqur asnjë simptomë serioze të sëmundjes së tij, për shkak të së cilës humbet kujtesën, tërhiqet në vetvete dhe kufizon rëndë të folurit.
Sot, falë kujdesit të familjes, ai lufton me guxim çdo ditë sëmundjen dhe sipas bashkëshortes Ema Heming, ai ka ende kohë të mira, pavarësisht ecurisë së shpejtë të sëmundjes.
Më poshtë mund ta shihni videon, ku Tallulah në fakt i ngjan shumë Demi Moore-s, kur ajo kishte flokë të shkurtër./vizionplus.tv
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by tallulah (@buuski)