Zbuloi gjininë e bebit në stadium me 10 mijë tifozë, futbollisti: Ndeshja më e bukur e jetës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbuloi gjininë e bebit në stadium me 10 mijë tifozë, futbollisti: Ndeshja më e bukur e jetës!

Futbollisti shqiptar Ermal Krasniqi së bashku me Laurën, partneren e tij kanë zbuluar emocionet e tyre gjatë pritjes për t’u bërë prindër në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Gjinia e bebit të tyre u zbulua nënjë mënyrë të veçantë, pas përfundimit të ndeshjes, pranë ultrasve të Rapidit.

Futbollisti e konsideron si një moment mjaft emocionues zbulimin e gjinisë së bebit.

“Ne si meshkuj më shumë duam djalë, por unë prej fillimit i kam thënë Laurës që e kemi vajzë, por doli djalë, mu plotësua dëshira. Laura kishte përgatitur këtë surprizë për mua, sepse kur e përfunduam lojën fituam edhe kur erdhi një vajzë më dha topin, bëra uau, dhe më tha që është për ty. U befasova!”, tha ai.

Advertisement

Ndërkohë, Laura tregon se emocionet ishin të papërshkrueshme.

“Ka qenë një moment i papërshkrueshëm, isha vetë dhe ia kam bërë surprizën edhe Ermalit me një drekë të vogël. E kemi përjetuar shumë mirë edhe po na shkon mirë. Jam 4 muajshe”, tha ajo.

Ermali tregon se në momentin kur zbuloi se do të bëhej baba mbeti pa fjalë.

“Unë isha në ndeshje edhe normalisht isha i gëzuar që fituam, por kur erdha në shtëpi më tha prit se do të të tregoj diçka edhe më tregoi këtë befasi. Për mua ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme. Kur e kam marrë vesh nuk dija as çfarë të thoja në ato momente”, tha ai.

Advertisement

Megjithatë, ai theksoi se zgjerimi i familjes së tij dhe një dasmë e madhe janë në planet e çiftit.

“Jemi prej tre vitesh bashkë. Kemi bërë fejesë dhe normalisht me letra jemi edhe të martuar, por dasmën e madhe nuk e kemi bërë ende. E kemi në plan”, shtoi futbollisti./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy