Zgjodhi burrin më të ri se vetja, këngëtarja: 20 vite diferencë s’janë asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjodhi burrin më të ri se vetja, këngëtarja: 20 vite diferencë s’janë asgjë

Viola Valentino këngëtarja e njohur italiane ka braktisur vendlindjen për ta zhvendosur jetën e saj në Shqipëri, pikërisht në Durrës bashkë me bashkëshortin e saj Francesco Mango i cili madje ka bërë një gjest shumë të veçantë një tatuazh me shqiponjë në trupin e tij duke mos e fshehur aspak dashurinë për vendin tonë.

Marrëdhënia e tyre, siç tregon vetë çifti është shumë e bukur, pavarësisht diferencës së moshës prej 20 viteve që kanë.

Vola, në studion e Vizionit të Pasdites , u shpreh se 20 vitë diferencë nuk janë shumë, teksa e vendosi theksin se përse kjo duhej parë me paragjykim kur në lidhje është vajza më e madhe dhe jo kur është djali.

Nuk është shumë i ëmbël, nuk është shumë romantik. Është polemik.

Advertisement

Ne grindemi shpesh, por në Itali është një fjalë e urtë që thotë dashuria nuk është e bukur nëse nuk ka zënka.

Nuk ka pasur komente shumë negative, sepse në botën ku jetoj unë nuk ndihen këto probleme. Unë një gjë nuk e kuptoj, kur një burrë 40 vjeç lidhet me një vajzë 20 vjeçe atëhere është çdo gjë mirë, nëse një grua 40 vjeç lidhet me një djalë 20 vjeç kjo nuk është e pranueshme. Dua të di përse nuk është e mundur?”, tha këngëtarja Viola Valentino./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy