Bayer Leverkusen fitoi me rezultatin 2-0 këtë të diel në transfertë përballë Koln, duke e çuar në +10 diferencën e pikëve me Bayern Munchen.
Pas përfundimit të sfidës një nga idhujt e tifozerisë së Leverkusen, Granit Xhaka, ka ulur me “këmbë në tokë” skuadrën ku tha se nuk kanë fituar ende asgjë.
Ai theksoi se në të njëjtën pozitië ishte edhe një vit më parë me Arsnealin, por në fund nuk ishin ata që ngritën trofeun.
“Ne duhet të jemi krenarë për pozitën që kemi aktualisht por nuk është fituar akoma asgjë. Po flas për eksperiencën time nga sezoni i kaluar. Ne kishim një diferencë të ngjashme pikësh me vendin e dytë tek Arsenal dhe në fund e humbëm titullin kampion. 10 pikë janë shumë, por të mos harrojmë që kanë ngelur edhe 10 ndeshje, pra 30 pikë të tjera në lojë”, tha Xhaka.
Deri më tani të besuarit e Xabi Alonso akoma nuk kanë shënuar humbje dhe vazhdojnë garën e tyre për fitimin e të gjitha kompeticioneve në të cilat marrin pjesë.