30 mijë bilbila kundër Lukakut; tifozët zikaltër gati të “mirëpresin” sulmuesin belg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 mijë bilbila kundër Lukakut; tifozët zikaltër gati të “mirëpresin” sulmuesin belg

Italia nis të përfshihet nga ethet e super sfidave të fundjavës.

 

Java e 10 e kampionatit do të përplase Napolin me Milanin dhe Interin me Romën, dy ndeshje të mëdha të cilat do të transmetohen si zakonisht në Tring. Në planin e emocioneve , interes të veçantë paraqiti dueli  San Siros mes zikaltërve dhe skuadrës së Murinjos.

 

Advertisement

Në “Xhuzepe Meaca” rikthehet Romelu Lukaku, ai i cili nga beniamini më i madh është kthyer në lojtarin më të urryer nga tifozët e Interit.

 

Ata nuk ia kanë falur kurrsesi sulmuesit belg mënyrën sesi u soll gjatë verës, teksa fiku telefonin dhe nuk iu përgjigj askujt nga ambienti zikaltër, drejtues dhe shokë ekipi, të cilët përpiqeshin ta bindnin se duhej të firmoste për Interin.

 

Advertisement

Tanimë ai është pjesë e Romës dhe në San Siro të dielën e pret një 90 minutësh shumë i sikletshëm.

 

Tifozët zikaltër kanë përgatitur plotë 30 mijë bilbila për të vërshëllyer  “Big Romin”, siç njihet ndryshe Romelo Lukaku.

 

Advertisement

30 mijë bilbila që do të jenë të gjithë kundër bomberit belg.

 

Një gjetje e cila nuk bie ndesh me asnjë rregullore, ndaj është vështirë të kundërshtohet edhe pse mund të krijojë jo pak konfuzion me bilbilin e gjyqtarit.

 

Advertisement

Java e 10 e serisë A rikthehet sonte në mbrëmje me duelin e  parë Xhenoa-Salernitana. Të shtunën do të jetë radha e 3 sfidave të tjera ku spikat Juventus –Verona, ndërsa të dielën vëmendja e gjitha do të jetë tek Inter-Roma në 18:00 dhe Napoli-Milan në 20:45.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy