minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“35 mijë euro në javë për berber dhe të dashurat”, Cristiano Ronaldo “ankohet” për shpenzimet e të birit - Struga.info


“35 mijë euro në javë për berber dhe të dashurat”, Cristiano Ronaldo “ankohet” për shpenzimet e të birit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“35 mijë euro në javë për berber dhe të dashurat”, Cristiano Ronaldo “ankohet” për shpenzimet e të birit

Intervista e Cristiano Ronaldos për “Will to Act” në të cilën ankohet për shpenzimet e djalit të tij të madh është bërë virale në rrjet.

“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”, tha futbollisti i njohur.

Djali është 14 vjeç, ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

“Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”, theksoi më tej ylli i futbollit.

Advertisement

Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij. Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë. Dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, dhe tre të tjerët nga lidhjet e mëparshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy