Pinterest LinkedIn Tumblr +

Miqësorja me Suedinë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi.

Për tifozët shqiptarë do të jenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri

Advertisement

Procedura se si mund të blini biletë online:

  • Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”
  • Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.
  • Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.
  • Hapni një llogari në com ose në aplikacionin AXS TICKETS.
  • Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.
  • Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy