Ajsel konfirmon ndarjen nga Eros Grezda: Mos paragjykoni pa i ditur rrethanat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ajsel konfirmon ndarjen nga Eros Grezda: Mos paragjykoni pa i ditur rrethanat

Ajsel Abazi ka konfirmuar ndarjen nga Eros Grezda. Prej kohësh përflitej për një ndarje të çiftit, por Grezda i mohoi lajmet duke i hedhur poshtë përmes një deklarate publike. Ndërsa Ajsel e ka konfirmuar ndarjen teksa bashkëbisedonte me fansat në Instagram.

”Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarr për të mirën e djalit.”, shkruan Ajsel duke kërkuar të kursehen paragjykimet pa ditur arsyet e vendimit të tyre.

Kujtojmë se para disa kohësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis çiftit, por ishte vetë Eros i cili reagoi duke i mohuar plotësisht ato.

Advertisement

Rreth një vit më parë, futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak muaj më pas, çifti u bënë prindër për herë të parë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy