Aksident i rëndë në garën e motoçiklizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën e MotoGP në Australi. Aksidenti ka ndodhur mes Franco Morbidellit dhe Johann Zarcos, shkruan “The Sun”.

Dy motoçikletat u përplasën në kthesën e dytë të shtegut, dhe u rrëzuan. Ata shpëtuan pa lëndime. Por, me dy motoçiklistët në tokë, motoçikletat e tyre u kthyen në shteg ku garuesit po kalonin në shpejtësi të madhe. Mrekullisht i shpëtoi më të keqes kampioni i nëntëfishtë, legjenda Valentino Rossi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy