minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Alioski ia siguron një pikë Maqedonisë Veriore ndaj Gjeorgjisë - Struga.info


Alioski ia siguron një pikë Maqedonisë Veriore ndaj Gjeorgjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

1 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm, transmeton KOHA.

Nga minuta e 68 vendasit ishin me një lojtar më pak në fushë kur me të kuq u ndëshkua Dimitrievski.

E epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytëzuan shumë mirë mysafirët, për të kaluar në epërsi në minutën e 75 përmes Kvaratskhelias.

Advertisement

Por, Maqedonisë Veriore një pikë ia siguroi shqiptari Ezgjan Alioski duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.

Maqedonia Veriore është lider me gjashtë pikë në Grupin 2 pas katër xhirove, me po aq pikë sa ka edhe Gjeorgjia.

Kujtojmë se këto dy skuadra do të përballen edhe në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të sigurojë biletën për në Evropian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy