Anglia dhe SHBA kualifikohen për në fazën tjetër të botërorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anglia dhe SHBA kualifikohen për në fazën tjetër të botërorit

Anglia dhe SHBa janë dy ekipet e radhës që prene një bilete për në fazën e 1/8 të Kupës së Botës. Në ndeshjet e fundit të grupit B, Anglia mundi në derbin britanik Uellsin me rezultatin e thellë tre me zero. Suksesi i lehtë për tre luanët u realizua falë dygoleshit të Rashford dhe një tjetër goli të Fill Foden, të tre në 18 minuta lojë të startit të pjesës së dytë.

 

Falë këtij suksesi pa shumë djerse, skudra e southgate e mbylli grupin B me 7 pikë, dhe do të luajë në fazën tjeter kundër Senegalit që e mbylli në vendin e dytë grupin A.

 

Advertisement

Ndërkohë SHBA do të luajë kundër Holandës në turin tjeter. Amerikanët fituan 1 me 0 duelin direkt me Iranin falë një goli të shënuar nga Pulisic në minutën e 38. Pavarësisht përpjekjeve të Irani, ndeshja u mbyll me fitoren minimale të SHBA, e cila vijon ëndrrën e saj në këtë botëror, ndonëse në duelin e radhës do të kenë punë Holandën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy