Armando Sadiku shumë pranë bërjes së historisë me Malagan në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armando Sadiku shumë pranë bërjes së historisë me Malagan në Spanjë

Armando Sadiku shumë pranë bërjes së historisë me Malagan në Spanjë

Armando Sadiku po kalon një formë të shkëlqyer tek ekipi i Malagas në Spanjë. Deri tani ai numëron 12 gola, dhe është shumë pranë të qenit golashënuesi më i mirë i dekadës tek Malaga nëse kalon shifrat e 14 golave të Salomon Rondon në sezonin 2010-2011.

“Do më pëlqente më shumë që ekipi të kishte më shumë pikë falë golave të mi, por në situata të tilla mbetet vetëm që të vuajmë deri në fund. Personalisht jam i kënaqur por do doja më shumë pikë për ekipin.

Ne jemi të gjithë të bashkuar. Duhet të stërvitemi shumë, na bën mirë të gjithëve. Por kjo situatë është për të gjitha ekipet dhe jo vetëm për ne. I kemi të gjitha cilësitë e duhura për të arritur objektivin sa më shpejt të jetë e mundur,” u shpreh lojtari i kombëtares shqiptare për median spanjolle Marca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy