minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Askush si Spanja! “La Furia Roja” rekordmene në kontinent, fiton trofeun e katërt Europian me 7 fitore - Struga.info


Askush si Spanja! “La Furia Roja” rekordmene në kontinent, fiton trofeun e katërt Europian me 7 fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Askush si Spanja! “La Furia Roja” rekordmene në kontinent, fiton trofeun e katërt Europian me 7 fitore

Spanja e trajnerit Luis De La Fuente, e yjeve Dani Olmo, Lamine Yamal, Niko Uilliams e shumë të tjerëve mbrëmjen e sotme (14 korrik 2024) ka shkruar historinë me gërma të arta, duke vendosur rekord pas rekordi.

Spanja bëhet ekipi i parë në historinë e një kampionati Europian që fiton trofeun me 7 fitore në 7 ndeshje.

Spanja po ashtu bëhet ekipi i parë Europian që fiton 4 trofe, i pari në vitin e largët 1966-të, më pas në 2008-të, 2012-të dhe mbrëmjen e sotme që është qershia mbi tortë.

Po ashtu Spanja është skuadra që ka golashënuesin më të ri në një kampionat Europian. Lamine Yamal shënoi për Spanjën në moshën 16-vjeçare, vetëm pak ditë para se të mbushte 17-vjeç.

Yamal shënoi në gjysmëfinale përballë Francës kur ishte 16 vjeç e 361 ditë. Spanjollët me brezin e artë në përbërje duket se edhe për shumë vite do të dominojnë futbollin europian dhe atë botëror.

/Vizionplus.tv/

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy