
Janë mbyllur pa gola ndeshjet e fundit të grupit C.
Anglia dhe Sllovenia barazuan, teksa “tre luanëve” iu anulua një gol i Saka për pozicion jashtë loje në pjesën e parë.
Edhe ndeshja tjetër u mbyll në barazim pa gola, teksa Serbia dhe Danimarka ndanë nga një pikë.
Me këto rezultate Anglia qëndron në krye të grupit me 5 pikë, ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me nga 3 pikë dhe Serbia e fundit me 2 pikë, tashmë e eliminuar nga Europiani. /vizionplus.tv
Advertisement