Astrit Hafizi kritik me Skukën dhe Abazajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Astrit Hafizi kritik me Skukën dhe Abazajn

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Astrit Hafizi, ka qenë mjaft kritik me sulmuesin e Partizanit Xhuljano Skuka dhe atë të Tiranës, Kristal Abazajn.

Ai deklaroi në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus, se ardhja e Skukës te Partizani nuk e ka forcuar aspak pasi ai është toalisht jashtë forme dhe mbi peshë.

“Tani të presim t’i ulet barku Skukës. Ai është një lojtar që iku me bujë, dhe erdhi me shumë bujë, por nuk po jep gjë”, tha Hafizi.

Gjithashtu kritika kishte edhe për Abazajn, për të cilin Hafizi tha se nuk po orientohet në fushë.

Advertisement

Edhe Abazaj nuk po orientohet në fushë. Mëgjithatë ka filluar të ndryshojë pak, por në fund të sezonit mund ta gjejë veten”, deklaroi Hafizi.

Ndërkohë edhe këtë javë të ftuarit në studio theksuan se ndryshimi i formulës në Superiore ka ulur nivelin dhe rivalitetin në kampionat, pasi skuadrat nuk shfaqin interes për të synuar vendin e parë.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy