Atletico e Inter gati për “luftë”, spanjollët duan përmbysjen, zikaltërit i besojnë cilësisë së lojtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atletico e Inter gati për “luftë”, spanjollët duan përmbysjen, zikaltërit i besojnë cilësisë së lojtarëve

Sonte UEFA Champions League do të njohë dy ekipet e fundit që do të kualifikohen për në fazën çerekfinale, dy skuadra që do të dalin nga çiftet Atletiko Madrid – Inter si dhe Dortmund –PSV aint’hoven. V

ëmendja kontinentale padiskutim është e gjitha e fokusuar në “MetropolitanO”, aty ku madrilenët do të presin kryesuesit e kampionatit Italian në atë që parashikohet të jetë një betejë e vërtetë sportive. Inter fitoi ndeshjen e parë në “San siro” 1 me 0 e shkon me një avantazh të vogël në Spanjë, duke marrë në konsideratë formën e shkëlqyer që po kalon ekipi.

Inzagi nuk ka probleme me organikën, ka vetëm dilema për dy pozicione, Dumfris apo Darmian në krahun e djathtë, si dhe De Vraj apo Açerbi në qendër të mbrojtjes. Në sulm konfirmohet dyshja Lautaro-Turam. Zikaltrit duhet ti bëjnë llogaritë me agresivitetin madrilen, pasi skuadra e Simeones transformohet në fushën e vet. Lajmi i  mirë për të zotët e shtëpisë është rikthimi në formacion nga dëmtimi i Grizman që do të jetë në sulm në krah të Moratës. Mungojnë ndërkohë Lemar dhe Himenez.

Përveç kësaj supersfidë, në Tring transmetohet edhe dueli tjetër mes Dortmund dhe PSV. Ndeshja e parë në Holandë përfundoi në barazim 1 me 1. Në letër gjermanët janë favoritë për të kaluar në çerekfinale, duke qenë se do të shfrytëzojnë edhe faktorin fushë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy