Australia fiton ndaj Tunizisë/ “Kangurët” kanë sfidën e rradhës me Danimarkën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Australia arriti më në fund të marrë tri pikët e para në Botëror, duke mundur 1 me 0 Tunizinë, në ndeshjen e parë të së shtunës.

 

 

Kangurët reaguan pas humbjes 4 me 1 përballë Francës.

Advertisement

 

 

Golin e vetëm për australianët e shënoi Duke, në minutën e 23-të, duke i mbajtur kështu gjallë shpresat e skuadrës së tij për të kaluar grupin.

 

Advertisement

 

Sulmuesi goditi bukur me kokë me shpinë nga porta, duke zënë në befasi portierin kundërshtar.

 

 

Advertisement

Tunizia nuk arriti të tregonte ndonjë formë të mirë, dhe pse pati  dy raste me Msakni dhe Drager për të barazuar shifrat, por në fund nuk ia doli dot.

 

 

 

Advertisement

Në fraksionin e dytë “Kangurët” iu afruan golit me Leckie, por fati nuk i ndihmoi dhe në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

 

 

 

Advertisement

Tunizia është praktikisht jashtë Botërorit, me vetëm një pikë. Ndërkohë që  Australia do të duhet të përballet me Danimarkën për të luftuar për vendin e dytë në grupin D.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy