Baku analizon lojtarët shqiptarë në Serie A: Shpresoj që mos dëmtohet asnjëri për europianin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Baku analizon lojtarët shqiptarë në Serie A: Shpresoj që mos dëmtohet asnjëri për europianin

Në muajin qershor do të jetë kampionati europian që do të mbahet në Gjermani dhe të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë aty për të mbështetur lojtarët e kombëtares.

Gazetari Ervin Baku bëri një koment para europianit, ku shpresonte që asnjë nga lojtarët e kombëtares të mos dëmtohet.

Në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Baku tha se futbollistët që na kualifikuan për në europian, të vijnë në formën më të mirë të mundshme.

Ajo që pritet shumë është që të mos kemi asnjë dëmtin në qershor, sepse është ende larg dhe në 5 muaj mund të ndodhin shumë gjëra. Ne e njohim formacionin “team” të Shqipërisë dhe ata futbollistë që na kualifikuan të vijnë në formën e tyre optimale”, tha Baku.

Advertisement

Gazetari më tej foli edhe për kampionatin italian, për të cilin tha se dikur është ndjekur përmes një radion nga shqiptarët, ndërsa sot ata kanë mundësi ta shohin përmes platformës Tring. Baku bëri edhe një analizë të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Serie A.

Kampionati italian mbetet qershia mbi tortë e Shqiptarëve. Nëse vite më parë me një radio dëgjonim ndeshjet italiane, tashmë e kemi në platformën Tring dhe mund ta ndjekim. Këtë fundjavë Berisha nuk u aktivizua, ishte në stol dhe kjo më shqetësoi. Gjimshiti shkëlqeu në fitoren 5 me 0 të Atalantës me Frosinonen. Ramadani luajti në minuta të plota, ndërsa Hysaj ishte në stol. Unë uroj që të kemi lojtarë që vijnë në formë, por të kemi edhe lojtarë jo të dëmtuar. Asani është në pritje. Cikalleshi po bën shumë mirë në Turqi”, shtoi Baku./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy