Bayern “dëbon” trajnerin, Tuchel ikën në fund të sezonit, Alonso, Conte e Zidane dëshirat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern “dëbon” trajnerin, Tuchel ikën në fund të sezonit, Alonso, Conte e Zidane dëshirat

Tomas Tuhel nuk do të jetë më trajneri i Bajernit në fund të sezonit. Lajmi është zyrtar dhe është njoftuar nga klubi gjerman përmes një komunikate për mediat.

Palët kanë gjetur një marrëveshje miqësore mbi detajet e kontratës. Zgjidhja konsensuale e kontratës u konfirmua edhe nga vetë tekniku i cili shtoi se deri në fund të sezonit bashkë me stafin dhe lojtarët do të bëj maksimumin që Bajern të arrijë rezultatete sa më të mirë në Bundesligë dhe Champions.

Tuhel e mori drejtimin e klubit të madh gjerman në mars të vitit të kaluar duke firmosur një kontratë deri në qershor 2025, e cila për shkak të ecurisë jo të mirë do të ndërpritet. Bayern aktualisht është 8 pikë larg Leverkusenit në kampionat pasi u mund edhe nga Bohum në ndeshjen e fundit.

Në Champions skuadra duhet të përmbysë humbjen ndaj Lacios në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 në Romë 1 me 0. Tani ëndërra e Bajernit është Çabi Alonso, por për teknikun e Leverkusen është fort në lojë edhe Liverpul. Ndërkohë kandidaturat e tjera janë Antonio Conte, Zinedin Zidan dhe në fund Murinjo. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy