Bayern e mbyll në perfeksion, Liverpool i prish “humorin” Napolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern e mbyll në perfeksion, Liverpool i prish “humorin” Napolit

Champions League dhuroi gola, emocione dhe spektakël në takimet përmbyllëse të fazës së grupeve në disa prej tyre.

 

Bajerni mbeti i pathyeshëm duke fituar 6 ndeshje në po kaq sfida të luajtura në fazën e grupeve. Gjermanet mundën 2 me 0 në shtëpi Interin, me të njëjtin rezultat që në fakt kishin fituar edhe në “San Siro”. Në 25 minutat e para, Interi provoi të ishte i rrezikshëm, duke pretenduar një penallti për një prekje me dorë të Mane në zonë, por edhe dy raste te Bareles dhe Lautaro Martinez.

 

Advertisement

Megjithatë më pas Bajern u ngjit në katedër dhe fillimisht zhbllokoi shifrat me Pavard në minutën e 32. Më pas mendoi Cupo Moting me një gjuajtje të bukur për të mbyllur ne perfeksionin Bajernit këtë fazë grupesh.

 

Vlen te theksohet ne kete ndeshje paraqitja pozitive e Kristjan Asllanit, shqiptarit te Interit i cili luajti titullar.

 

Advertisement

Në Europa League shkoi Barcelona e cila mundi 4 m 2 në Ceki, skuadrën e Viktoria Pelzen. Për spanjollët shënuan dy herë Ferran Torres, por edhe Alonso dhe Pablo Torre.

 

Në grupin A, Liverpool dhe Napoli dy skuadra të kualifikuara dhuruan një ndeshje të fortë në Anfilld, e cila u zgjidh vetëm në fund, në ekstrem me dy gola të Salah dhe Nunjez.

 

Advertisement

Të dyja skuadrat e mbyllën grupin me nga 15 pikë, por italianët me avantazhin e më shumë golave të shënuar në duelet direkte, ruajtën kryesimin. Ajaksi shkoi në Europa League duke fituar edhe në transfertë 3 me 1 kundër Rangers.

 

Ndeshje dramatike në grupin D ku u kualifikuar Tottenham dhe Ajntraht Frankfurt. Anglezët fituan me përmbysje kundër Olimpik Marseje në Velodrome .

 

Advertisement

Francezët kaluan në avantazh në pjesën e parë me Mbemba, por Lengle barazoi në të dytën për Tottenham. Spursat, golin që i mbajti në vendin e parë, e shënuan në minutën e 95 me anë të Hojbjerg.

 

Një gol që e la Marsejen madje edhe jashtë Europa League. Në duelin tjetër direk gjermanet e Ajntraht Frankfurt, mposhtën me përmbysje Sporting Lisbonë 2 me 1.

 

Advertisement

Në grupin B, Atletico Madrid konfirmoi sezonin e zi në Europë, pasi u mundën 2 me 1 nga Porto dhe mbetën edhe jashtë Europa League.

 

Taremi dhe Eustakio ishin autorët e golave që e çuan Porton në vendin e parë, duke përfituar edhe nga barazimi pa gola mes Bryzh dhe Bayer Leverkusen. 7 nga 8 ndeshjet e të martës u transmetuan në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy