Baydern Munchen gaboi rëndë në kampionat duke rrezikuar të humbë vendin e e parë dhe rrjedhimisht edhe titullin kampion në Bundesligë.
Bavarezet u mundën me përmbysje 1 me 3 në shtëpi nga Leipzig një javë para fundit të kampionatit dhe tani nuk kanë më asgjë në dorën e vet.
Bayern ka 68 pikë në rënditje, një pikë më shumë sesa Dortmund, mirëpo këta të fundit nuk e kanë luajtur ndeshjen e tyre të kësaj jave dhe nëse fitojnë të dielën kundër Augsburg do të kapnin vendin e parë.
Gabim fatal Ii skuadrës së Tuchel në shtëpi ndaj Leipzig. Ata kaluan të parët në avantazh me anë të Gnabri , por e panë veten të përmbyseshin nga miqtë në pjesën e dytë. Laimer barazoi në minutëne 65, pastaj Nkunku me penallti në minutëne 76 dhe Szoboszlai në fund I dhanë suksesin e merituar miqve të cilët blinduan kualifikimin për në zonën champions.