Betejë për mbijetesën në Itali, Verona fiton “finale” me Udinesen, Empoli mund kampionët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betejë për mbijetesën në Itali, Verona fiton “finale” me Udinesen, Empoli mund kampionët

Lufta për mbijetesë po kthehet në kryefjalën e fundit të sezonit në kampionatit Italian.

Fitorja e Veronës ndaj Udineses dhe e Empolit ndaj Napolit në duelet e të shtunës për javën e 33 e ka bërë edhe më të paparashikueshme betejën për t’i shpëtuar rënies, pasi me përjashtim të Salernitanës së pashpresë, janë 7 ekipe që duan të shmangin dështimin sezonal.

Verona fitoi një finale të vogël në kuadër të këtij objektivi, duelin direkt ndaj Udineses me rezultatin 1 me 0. Ishte një sfidë e cila në fakt u zgjidh në mënyrën me dramatike të mundshme, pasi të zotët e shtëpisë fituan vetëm në minutën e 93, përmes një goli të shënuar nga Kopola. Tani Udinese rrezikon më shumë se kurrë pasi ka 28 pikë, një më shumë sesa zona e rënies, ndërsa Verona u ngjit në 31 pikë, po aq sa ka edhe Empoli i shqiptarëve.

Empoli i cili në fakt mori një trepikësh të madh kundër Napolit në fushën e vet, duke i mundur kampionët në fuqi të Italisë me shifrën minimale 1 me 0.

Advertisement

Cerri që në minutën e 4 shënoi për toskanët golin e vetëm të ndeshjes. Goditje e fortë për Napolin që kishte shënuar të rikapte Lazion e vendit të gjashtë, e që tani me këtë humbje e gjen veten për momentin jashtë zonës së kupave të Europës./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy