Bilbao në finalen e Kupës, vëllezërit Williams “shpartallojnë” Atletico Madrid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilbao në finalen e Kupës, vëllezërit Williams “shpartallojnë” Atletico Madrid

Atletik Bilbao iu bashkia Majorkes si dy skuadrat finaliste të kupës së mbretit në Spanjë. Baskët shpartalluan 3 me 0 Atletiko Madrid në ndeshjen e kthimit në fushën e tyre, ndërkohë që kishin fituar 1 me 0 edhe ndeshjen e parë në Madrid.

Vëllezërit Uilliams ishin protagonistët e mëdhenj të vendasve në pjesën e parë.

Kombinimi mes tyre në minutën e 13 bëri që Bilbao të kalojë në avantazh me autor Injaki Ulliams. Në minutën e dytë ai i ktheu nderin vëllait të tij Niko, duke i dhënë mundësi skuadrës baske të shkojë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2 me 0.

Miqtë u demoralizuan totalisht dhe u desh që në minutën e 61 te pranonin edhe golin e tretë shënuar nga Guruzeta. Sukses i merituar i Atletik Bilbaos që kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 4 me 0 dhe tani do të luajë në finale kundër Majorkes së Vedat Muriqit, finale e cila do të luhet në datën 6 prill. Bilbao konfirmohet si skuadër e Kupës së Mbretit pasi e ka fituar këtë trofe 23 herë në histori, e dyta në listë pas Barcelonës që ka 31 kupa. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy