Boksieri shqiptar Florian Marku pëson humbjen e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boksieri shqiptar Florian Marku pëson humbjen e parë

Florian Marku, pësoi humbjen e parë në karrierë, pas 14 ndeshjeve pa disfatë. Cris Kongo, ia doli të fitojë titullin, IBO Intercontinetal Welter.

Boksieri shqiptar u rikthye në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar. Sfida mes tyre nisi që në momentet e peshimit ku për t’i ndarë ndërhynë forcat e sigurisë.

Ky ishte dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun, që pësoi humbjen e parë në karrierë, ndërsa numëron 13 fitore dhe një barazim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy