Brazili me mungesa kundër Koresë së Jugut, Kroacia përballë surprizës Japoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brazili me mungesa kundër Koresë së Jugut, Kroacia përballë surprizës Japoni

Botërori i Katarit pret të njohë sot dhe nesër edhe 4 skuadrat e tjera të cilat do të shkojnë në fazën çerekfinale.

 

Sot vëmendja është tek duelet Japoni-Kroaci dhe Brazil-Koreja e Jugut. Ballkanasit, finalist në fuqi të kupës së botës janë favoritë përballë Japonisë, pavarësisht se aziatikët ishin surpriza e grupit të tyre duke mundur Gjermaninë dhe Spanjën.

 

Advertisement

Eksperienca dhe cilësia e orkanikes së Kroacisë me emra si Modriç, Brozoviç, Perisiç etj janë sigurisht elemente që mund të bëjnë diferencë për ta çuar skuadrën e Dalic në çerekfinale.

 

Pastaj vjen Brazili, dhe aty ku është Selesao nuk ka dyshim që vëmendja është maksimale. Jo vetëm sepse janë pesë herë kampionët e botës, por edhe sepse është një ekip i mbushur me yje, që mbeten favoritë të mëdhenj të Botërorit.

 

Advertisement

Amerikano-latinët në letër nuk duhet të kenë problem ndaj Koresë së Jugut, mirëpo dëmtimet dhe mungesat e disa lojtarëve si Danilo, Aleks Sandro, Gabriel Jesus dhe Aleks Telles, kombinuar me rikuperimin ende jo 100% të Neymar nga dëmtimi e kanë bërë disi me dhimbje koke trajnerin Tite…

 

Sidoqoftë asgjë nuk mund të justifikojë dështimin e tyre të mundshëm ndaj Koresë se Jugut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy