Champions, nis faza e “Play Off”/ Antverp fiton 1 me 0 ndaj AEK, ndeshjet në Tring 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions, nis faza e “Play Off”/ Antverp fiton 1 me 0 ndaj AEK, ndeshjet në Tring 

UEFA Champions League startoi mbrëmjen e së martës sezonin e ri për fazën “Play off”. Antverp, skuadra për të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar Arbnor Muja mposhti me rezultatin 1-0 AEK-un e Athinës.

 

Belgët kaluan në avantazh në minutën e 16-të falë golit të Jansen. Me shifrat 1-0 përfundoi edhe dueli i dytë i mbrëmjes.

 

Advertisement

Kopenhagen siguroi fitoren në transfertë kundër polakëve të Rakov falë një autogoli të Racovitan. Ndeshja tjetër e mbrëmjes të së martës në Tring, mes Rangers dhe PSV Eindhoven u mbyll me barazim 2-2.

 

Abadallah Sima shënoi golin e parë për vendasit por me nisjen e pjesës së dytë rezultati u barazua nga holandezët me Sangare.

 

Advertisement

Goli i Matando në minutën 76’ i shërbeu skocezëve të kalonin në avantazh. Miqtë arritën të barazonin sërish falë goditjes me kokë të De Jong, pasi kishin kaluar vetëm 4 minuta nga entuziazmi i Rangers.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy