
Champions League u rikthye të martën në mbrëmje në Tring me dy takime të fazës së 1/8.Në ndeshjen më të fortë në leter, ajo mes pretendenteve për fitoren finale, luajtur në “Parc de Prince”, Bayern fitoi me merite ndaj PSG 1 me 0.
Për shumë minuta gjermanet ishin dominues në lojë, duke neutralizuar vecanërisht dy yjet e francezeve Messi dhe Neymar.
Në pjesën e parë rastet më të mira për shënim të bavarezeve I patën Cupo Moting dhe Coman të dy ish-lojtarë të PSG. Madje edhe golin e vetem të ndeshjes në minutën e 53 e shënoi pikërisht Coman, me bashkëpunimin edhe të një reagimi të dobët të portierit Donaruma.
Aktivizimi i Mbappe dhe Fabian Ruiz në pjesën finale të ndeshjes I dha një tjetër marsh lojës së parizieneve.
Një gol I anulluar për Mbappe për pozicion milimetrik jashtë loje, dhe dy raste fantastike për Messin dhe Vitinjen trembin Bajernin por nuk I japin kënaqësinë PSG të barazojë shifrat.
Skuadra e Nagelsman shkon në 8 mars në ndeshjen e kthimit me një rezultat shumë të mirë më shpresen për të gjetur cerekfinalet.