Conte rikthehet në serinë A, trajneri i njohur në stolin e Napolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Conte rikthehet në serinë A, trajneri i njohur në stolin e Napolit

Antonio Konte rikthehet të jetë protagonist i madh i  garës sportive në serinë A.

Trajneri i njohur ra dakord për të marrë drejtimin e Napolit duke iu nënshtruar kërkesës së fortë të presidentit De Laurentis për ta pasur në krye të stolit. Megjithatë edhe Conte ka marrë atë që donte nga napoletanët.

Ai do të firmosë një kontratë 3-vjeçare nga e cila do përfitojë 6 milionë euro neto në sezon si dhe bonuse për kapjen e zonës champions dhe fitimin e titullit kampion. Prezantimi pritet të bëhet të martën pas kthimit të presidentit De Laurentis nga Ibiza atje ku ndodhet aktualisht. Veç kësaj Conte do të ketë mundësi të shpenzojë 200 milionë euro në merkato për blerjet  që do, duke nisur nga emra si Lukaku, Gudmundson, Luka, Uollas, Buonxhorno etj.

Mirëpo nuk ka vetëm lajme të mira për Napolin, lajm i keq është se ylli më i madh i ekipit Kvaratshkelia ka gjetur dakordësinë me Paris Sen Zhermen për tu transferuar në Francë.

Advertisement

Tani duhet që parisienët të bindin Napolin i cili me siguri nuk do të zbresë poshtë 100 milionë euro. Ekipi francez e sheh gjeorgjianin si zëvendësuesin kryesor të Mbappe./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy