“Cristiano Ronaldo ka injektuar botoks për të rritur organin gjenital”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Cristiano Ronaldo ka injektuar botoks për të rritur organin gjenital”

Ylli portugez Cristiano Ronaldo raportohet se ka bërë botoks për të rritur organin e tij gjenital. Sipas mediave të huaja, futbollisti iu është nënshtruar një trajtimi me botoks në organet gjenitale për të përmirësuar imazhin e tyre.

 

Pas thashethemeve që qarkulluan, mjeku Esteban Sarmentero, ka folur për “Radio MARCA’ ku ka shpjeguar: “Cristiano Ronaldo bëri injeksione botoxi për të zbutur dhe parandaluar tkurrjen e skrotumit në mënyrë që testikujt të duken sikur kanë më shumë vëllim. Bëhet fjalë për disa injeksione të vogla dhe jo për një operacion, ndërkohë që le t’a bëjmë të qartë që shkakton dëmtim.”

 

Advertisement

Sarmentero shtoi gjithashtu se rezultatet zgjasin rreth gjashtë muaj. Gjithashtu futbollisti raportohet se ka injektuar botoks edhe në fytyrë.

 

Ronaldo është një nga sportistët më të njohur në mbarë globin. Ikona portugeze jo vetëm që është i famshëm për karrierën e tij në futboll, por ai është gjithashtu për fizikun e tij të palestruar.

 

Advertisement

Dhe sipas burimeve për Sport Skeeda, Cristiano Ronaldo ka bërë një hap tjetër të pazakontë drejt mbajtjes së një fiziku të mirë duke bërë injeksione botox në pjesët e tij intime.

 

Sipas medies, këto injeksione rrisin trashësinë e organit gjenital me rreth një deri në tre centimetra. Këto teknika përdoren shpesh nga yjet pornografike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy