Dani Alves do të gjykohet për sulm seksual: rrezikon 12 vjet burg  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dani Alves do të gjykohet për sulm seksual: rrezikon 12 vjet burg  

Dani Alves do të dalë në gjyq për sulm seksual. Gjykata e Barcelonës e vendosi këtë gje pas një hetimi të gjatë të nisur pas ankesës së një vajze 23-vjeçare.

 

Deklaratat e vajzes, bejne me dije mediat vendase, përkojnë me rrëfimet e dëshmitarëve dhe provat e ndryshme të mbledhura: prandaj u vendos për të dërguar në gjyq ish -futbollistin e Juventusit dhe Barcelonës .

 

Advertisement

40-vjecari ndodhet në burgun katalanas të që nga 20 janari. 

 

Dani Alves, i cili ka fituar tre Champions League me Barcelonën dhe një titull ligë me Zonjën e Vjetër ne Itali në sezonin 2016-2017, dyshohet se përdhunoi një grua të re më 30 dhjetor 2022, pikërisht në banjën e një dhome private në një klub në Barcelonë.

 

Advertisement

 Në rrëfimin që 40-vjeçari ka dhënë para hetuesve, dalin disa mospërputhje: prandaj autoritetet vendosen për ta dërguar në gjyq: tani ai rrezikon 12 vite burg. 

 

Në një intervistë të fundit, Dani Alves, futbollisti i dytë më i suksesshëm në historinë e futbollit, zbuloi se synonte t’i kërkonte falje ekskluzivisht gruas së tij, duke përsëritur se kishte rënë dakord më parë për marrëdhëniet seksuale me viktimën e supozuar./Sportmediaset

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy