Dënimi “fundos” karrierën e Pogba, futbollisti pezullohet me 4 vjet për doping

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënimi “fundos” karrierën e Pogba, futbollisti pezullohet me 4 vjet për doping

Karriera e Paul Pogba mund të ketë përfunduar. Francezi, i cili rezultoi pozitiv në një test antidoping dhe u pezullua si masë paraprake që nga shtatori i vitit 2023, është pezulluar përfundimisht për 4 vite pa mundur të luajë futboll.

Lëvizja nuk i ka shkuar mirë futbollistit të Juventusit të Torinos, i cili që nga kthimi në ish-skuadrën e tij në vitin 2022, ka mundur të luajë vetëm 8 ndeshje, fillimisht për shkak se pësoi një dëmtim afatgjatë dhe më pas sepse më 20 gusht 2023 dha rezultat pozitiv pas ndeshjes ndaj Udineses për testosteronin sintetik, prandaj është sanksionuar prej 4 vitesh nga Prokuroria Italiane Antidoping.

Pogba, i cili në një kundëranalizë të datës 6 tetor rezultoi sërish pozitiv, në këtë rast për një substancë të re të quajtur Dhea, e njohur gjerësisht si “hormoni i rinisë”, vendosi para nja muajsh të mos arrinte një marrëveshje me Prokurorinë, meqenëse shpresonte të provonte pafajësinë e tij, por në fund nuk ishte kështu.

Mbrojtja e Pogba-s donte të mbështeste faktin e kësaj substance të dytë, e cila zakonisht gjendet në trupin e njeriut nga produkte anti-plakje ose bodybuilding, por nuk ka funksionuar.

Advertisement

Deri më sot, Juventus, i cili e mori falas Pogban pas përfundimit të kontratës me Mancheter United, nuk kishte bërë asnjë lëvizje në pritje të zgjidhjes, por sanksioni 4-vjeçar e bën të qartë perspektivën për mesfushorin 30-vjeçar. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy