Di Maria kualifikon Juventusin/ Bardhezinjtë kalojnë në turin tjetër të Europa League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Di Maria kualifikon Juventusin/ Bardhezinjtë kalojnë në turin tjetër të Europa League

Juventus siguroi biletën për në fazën tjetër të Europa League pas fitores 3 me 0 përballë Nantes. Heroi bardhezinjëve ishte padyshim argjentinasi Angel Di Maria, që arriti të shënonte triplet në këtë sfidë.

 

Një super gol në minutën e 5, kjo falë aftësive dhe nuhatjes së mefushorit bardhezi, i hapi rrugë kualifikimit të skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Alegri, që kishte barazuar në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi përballë francezëve.

 

Advertisement

Fitorja u bë me e lëhtë për italianët pas daljes me të kuq në minutën e 20 të mbrojtësit të Nantes, Nicolas Pallois që ndali me dorë topin që po shkonte drejt rrjetës pas goditjes me thëmbër të Di Marias. Por nëse herën e parë u ndal nga dora e kundërshtarit, nga pika e bardhë argjetninasi nuk gaboi.

 

Ndërkohë goli tretë për mesfushorin erdhi në minutën e 77, ndërsa pati një rol të madh teknologjia, që konfirmoi për gjyqtarin se topi kishte kalaur vijën e bardhë. Me këtë triletë Di maria bëhet lojtari i dytë pas ish-sulmuesi Filippo Inzagi që arriti të shënojë triplet në një kompeticion europian. Pas kalimit të këtij turi, Juventusi do të përballet në sfidën e radhës me Freiburgun.

 

Advertisement

Ndërkohë fitore të madhe siguroi edhe Manchester United që përmbysi në shtëpi Barcelonën, me shifrat 2 me 1 dhe që u kaulifikua me rezultatin e përgjithshëm 4 me 3. Edhe pse Barcelona gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18 nga pika e bardhë me Levandoëskin, anglezët përmbysën çdo gjë me fillimin e pjesës së dytë fillimsht me Fred dhe më pas me Antony. Teksa Barcelona mori një tjetër zhgënjim në komepticionet europiane, Manceshter do të pres në shtëpi një tjetër ekip spanjoll por kësaj here atë të Betisit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy