
Kombëtarja Shqiptare e volejbollit të meshkujve humbi në ndeshjen e kthimit përballë Zviceranëve. Kuqezinjtë zhvilluan aktin e 4 në kuadër të eliminatoreve të kampionatit europian, i vlefshëm për grupin G.
Shqipëria luajti një ndeshje jo të mirë duke u mundur me 3 sete. Në aktin e parë kuqezinjtë e fituan vetëm një set me shifrat 25-23, por me rezultatin final 3 me 1 për Zviceranët , të cilët në të dyja takimet treguan vendosmëri.
Aventura e djemve të drejtuar nga Jani Melka nuk ishte aspak pozitive në këto eliminatore, pasi janë mundur nga të gjitha ekipet që janë në grupin G, siç është Rumania dhe Bosnje-Hercegovina duke përfunduar të fundit në grup.
Një nga lojtarët e ekipit kuqezi Kristi Martiro theksoi se gjendja e kuqezinjve nuk është aspak e mirë, pasi një numër lojtarësh i mungojnë skuadrës për shkak të dëmtimeve.
Ndërkohë tekniku Melka u shpreh i pakënaqur dhe tha se kombëtarja e volejbollit e meritoi këtë humbje.
Kuqezinjtë do të luajnë dhe ndeshjen e fundit të këtyre eliminatoreve përballë Rumanisë duke pretenduar për ta mbyllur denjësisht me një rezultat pozitiv dhe pse shpresat për të vazhduar më tej këtë aventurë kanë përfunduar .