Djemtë dështojnë në volejboll/ Kombëtarja shqiptare mposhtet në tre sete nga zvicerianët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djemtë dështojnë në volejboll/ Kombëtarja shqiptare mposhtet në tre sete nga zvicerianët

Kombëtarja  Shqiptare e volejbollit të meshkujve humbi në ndeshjen e kthimit përballë Zviceranëve. Kuqezinjtë zhvilluan aktin e 4 në kuadër të eliminatoreve të kampionatit europian, i vlefshëm për grupin G.

 

Shqipëria luajti një ndeshje jo të mirë  duke u mundur me 3 sete. Në aktin e parë  kuqezinjtë e fituan vetëm  një set me shifrat 25-23, por me rezultatin final 3 me 1 për Zviceranët , të cilët në të dyja takimet treguan vendosmëri.

 

Advertisement

Aventura e djemve të drejtuar nga Jani Melka nuk ishte aspak pozitive në këto eliminatore, pasi janë  mundur nga të gjitha ekipet që janë në grupin G, siç është Rumania dhe Bosnje-Hercegovina duke përfunduar të fundit në grup.

 

Një nga lojtarët e ekipit kuqezi Kristi Martiro theksoi se gjendja e kuqezinjve nuk është aspak e mirë, pasi një numër lojtarësh i mungojnë skuadrës për shkak të dëmtimeve.

 

Advertisement

Ndërkohë tekniku Melka u shpreh i pakënaqur dhe tha se  kombëtarja e volejbollit e meritoi këtë humbje.

 

Kuqezinjtë do të luajnë dhe ndeshjen e fundit të këtyre eliminatoreve përballë Rumanisë duke pretenduar  për ta mbyllur denjësisht me një rezultat pozitiv dhe pse shpresat  për të vazhduar më tej këtë aventurë kanë përfunduar .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy