E pesta në botë/ Luiza Gega flet për Vizion Plus: Pafundësisht e lumtur, tani dua medalje në Europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E pesta në botë/ Luiza Gega flet për Vizion Plus: Pafundësisht e lumtur, tani dua medalje në Europian

Luiza Gega shënon një tjetër trofe në serinë e sukseseve të saj. Atletja SHQIPTARE është një nga vajzat më të shpejta të botës: ajo u rendit e pesta në finalet e Botërorit në 3000 metra me pengesa, që u zhvillua në SHBA.

 

Luiza Gega realizoi një performancë të shkëlqyer, duke dhënë kohën 9.10.04 , një rekord i ri kombëtar.

 

Advertisement

Për Vizion Plus, atletja thotë se ky rezultat e bën të ndihet plotësisht e realizuar.

 

LUIZA GEGA

ATLETE

Advertisement

 

Jam pafundësisht e lumtur përsa i përket garës së sotme,e pesta në botë. Rekord i ri kombëtar në një aktivitet kaq të madh .E para nga vajzat e Europës, e para nga vajzat e Amerikës, nuk di çfarë të them, ndihem shumë e realizuar, shumë e përmbushur, e gjithë ajo lodhje finalizohet me një rezultat të tillë, për një sportiste do të thotë vërtet shumë.

 

Luiza Gega thekson se objektivi i saj i radhës është Kampionati Europian.

Advertisement

 

Kam përmirësuar garën time në 10 sekonda këtë sezon dhe uroj shumë të finalizohet me një medalje të madhe në Europë do të ishte një nga vitet më të suksesshme të karrierës sime.

 

Trajneri i atletes, Taulant Stërmasi u shpreh se kjo ishte gara më e mirë që Luiza ka bërë.

Advertisement

 

TAULANT STERMASI

TRAJNER ATLETIKE

 

Advertisement

Ishte një nga gara më të mira që Luiza ka bërë gjatë karrierës së saj. Koha 90 kishim kohë që e prisnim dhe erdhi në momentin e duhur finale e Botërorit.

 

Atletja shqiptare do të vazhdojë përgatitjet për Kampionatin Europian, në të cilin pretendon medalje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy