Egnatia fiton Superioren për herë të parë, mposht Partizanin në “Final Four”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Egnatia fiton Superioren për herë të parë, mposht Partizanin në “Final Four”

Egnatia ka mposhtur Partizanin në finalen e “Final Four” duke u shpallur kështu kampionë të Superiores.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Spahiu ka dhuruar një asist për Ibrahimoglu dhe ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës së “Demave”.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, tepër intensive nga të dyja skuadrat. Partizani provonte herë pas here të barazonte shifrat, ndërsa Egnatia tentoi gjithashtu të dyfishonte shifrat.

Por pavarësisht të gjithave rasteve, sfida përfundoi me shifrat 0-1 dhe Egnatia shpallet kampione e Superiores./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy