minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Empoli fitore tenistike në miqësore, shënon edhe Sphendi - Struga.info


Empoli fitore tenistike në miqësore, shënon edhe Sphendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Empoli fitore tenistike në miqësore, shënon edhe Sphendi

Empoli i shqiptarëve shpartalloi me rezultatin 10-0 skuadrën modestë të Kastelfiorentinos, në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme.

Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës në këtë test e gjeti edhe sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, i cili e nisi duelin nga stoli, teksa u hodh në fushë në pjesën e dytë.

Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e nëntë për Empolin në minutën e 91-të. Për sa i përket Ismajlit, mbrojtësi i Kombëtares, nuk është bashkuar ende me skuadrën, teksa po pushon disa ditë pas angazhimit me Shqipërinë në Europian.

Ndërkohë portieri Etrit Berisha ka dalë lojtar i lirë, pas përfundimit të bashkëpunimit me Empolin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy