Partizani nis fazën përgatitore/ Të kuqtë do të luajnë edhe një miqësore me Dinamon 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Partizani nis fazën përgatitore/ Të kuqtë do të luajnë edhe një miqësore me Dinamon 

Partizani po kryen fazën përgatitore në Pogradec për fillimin e kampionatit. Ekipi  i demave të kuq po punon fort për të përmirësuar gabimet që bëri në ndeshjet  europiane dhe për të ndërtuar  të ardhmen.

 

Qëllimi i ekipit është që të luftojnë për titullin kampion këtë sezon.

 

Advertisement

 

DRITAN MEHMETI

TRAJNERI I KF PARTIZANIT

 

Advertisement

Duke pasur parasysh mënyrën se  si u eleminuam  duhet te thellohemi shumë tek ajo humbje ,ajo është pikënisja për të vazhduar kampionatin. Jam i lumtur që presidenti më besoj sërish partizanin dhe patjetër tani e kam më të lehtë ta ndërtojë skuadrën dhe po punojmë fort me merkaton që të rrisim konkurrencën në skuadër dhe të marrim titullin kampion.

 

Partizani  do të qëndrojë për disa ditë në qytetin e Pogradecit atje ku krahas fazës përgatitore  të shtunën do të luajë dhe ndeshjen miqësore përballë Dinamos.

 

Advertisement

Ndërkohë Tirana do të përballet sot në ndeshjen e kthimit  me Boshnjakët e Zrinjskit, e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Konferencë Ligë.

 

Ndeshjen e parë bardheblutë humbën në shtëpi me rezultatin 1 me 0.

 

Advertisement

Sot në orën 21:00 vendoset fati I Tiranës  nëse  do të vazhdoj në fazën tjetër të Konferencë Ligë apo do ta ndërpres këtu aventurën në këtë kompeticion.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy