Partizani pret gjeorgjianët/ Të kuqtë kërkojnë fitoren në “Air Albania”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Partizani pret gjeorgjianët/ Të kuqtë kërkojnë fitoren në “Air Albania”

Partizani pret sot Saburtalon për ndeshjen e kthimit e vlefshme për kualifikueset e Conference League. Të kuqtë fituan në transfertën e gjeorgjianëve me rezultatin 1 me 0.

 

 

Ekipi i “demave’ zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”. Trajneri Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp ku theksoi se skuadra duhet të jetë e përgjegjshme dhe të ruaj rezultatin.

Advertisement

 

DRITAN MEHMETI
TRAJNERI I FK PARTIZAN

Çdo ndeshje ka vështirësi dhe ndeshjet kanë historië të ndryshme, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të japim maksimumin për nesër,.të interpretojmeë ndeshjen në mënyrën e duhur. Duhet të kemi parasysh se e njohim kundërshtarin dhe kanë lojtarë të mirë, punojnë mirë me akademinë dhe elementët e rinjë.Ata janë më mirë fizikisht se janë në kampionat, ne jemi në 70%, shpresoj që nesër të jemi efikas. Jemi të fokusuar te skuadra jonë, e dimë forcën e kundërshtarit por edhe forcën tonë.

 

Advertisement

Gjithashtu dhe mbrojtësi Egzon Belica u shpreh se Partizani e ka forcën të përballojë kundërshtarin .

 

EGZON BELICA
MBROJTES I PARTIZANIT

Fuqia kryesore e ekipit kundërshtar mendojë se ishte se dilnin në sulm me shumë forca. Ishin gjatë gjithë kohës me plus 5 lojtarë në gjysmëfushën tonë. Gjithsesi mendoj se ekipi jonë e ka forcën e duhur që të përballojë kundërshtarët ditën e nesërme”,

Advertisement

 

Partizani dhe Saburtalo do të ndeshën në “Air Albania” stadium në orën 20:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy