Rama ironizon Aleancën: Me mbledhjen e firmave po luajnë me zjarrin edhe pas të tretave të Teatrit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama ironizon Aleancën: Me mbledhjen e firmave po luajnë me zjarrin edhe pas të tretave të Teatrit!

Në komunikimin e fundit për luftën ndaj Covid-19, Rama nuk la pa ironizuar edhe aksionin e nisur për mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Rama tha se pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, po luajnë me shëndetin e popullit.

Rama: Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është ,mundur përfundimisht, numrat nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit.

Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit.

Advertisement

Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku, nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy