Feston Juventus, i rikthehen 15 pikët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Feston Juventus, i rikthehen 15 pikët

Merr një kthesë të rëndësishme cështja e dënimit të Juventusit në kampionatin Italian.

Kolegji i Garancisë pranë Komitetit Olimpik Italian vendosi ti riktheje bardhezinjve 15 pikët të cilat i ishin hequr pak muaj më parë për shkak të plusvalencave fiktive. Formalisht nga sot skuadra e Juventusit ka 59 pikë në klasifikim, duke marrë vendin e tretë dhe normalisht është në zonën Champions mbi Milanin dhe Interin.

Kolegji pranoi ankimimin e “zonjes se vjeter”  e cila e konsideronte heqjen e pikëve si të parregullt dhe të pabazuar në rregullore.

Mirëpo vendimi I marrë nga ky organ I komitetit olimpik nuk e mbyll këtu cështjen, pasi tani do të jetë Gjykata e Apelit pranë federates së futbollit e cila do të hetoje ne themel edhe një herë tjetër cështjen dhe akuzat për abuzim të Juventusit me plusvalencat, thene ndryshe fitimet kapitale nga blerjet dhe shitjet e lojtarëvre.

Advertisement

Kjo do të thotë se dënimet në të ardhmen për Juventusin për këtë cështje nuk janë të përjashtuara edhe pse për shkak të afateve ligjore duket e pamundur që kjo gjë të ndodhe në këtë sezon futbollistik.

Sigurisht që një vendim I tillë ndryshon të gjithë dinamiken e fundit të sezonit në serie A pasi tanime në zonën champions për momentin vec Napolit dukshëm I shkeputur janë edhe Lacio, Juventus dhe Roma, ndërsa Milan dhe Inter në këto pozicione janë jashtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy