Franca feston edhe në Irlandë/ Rikthet Holanda, Vlahovic vendos derbin ndaj Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca feston edhe në Irlandë/ Rikthet Holanda, Vlahovic vendos derbin ndaj Malit të Zi

Franca siguroi një tjetër fitore në kualifikuesen e Euro 2024.

 

“Gjelat” mundën Irlandën 1 me 0 në transfertë duke mbajtur kreun e grupit B me 6 pikë të plota pas dy takimeve të para. Sfidë e komplikuar sidomos në planin fizik për skuadrën e Deshomp.

 

Advertisement

Në pjesën e parë vetëm një rast me Grizman i pashfrytëzuar. Ndërsa në të dytën gjithçka u zgjidh falë një perle të Pavard në minutën e 50. Protagonist i madh i Francës edhe portiere Mike Magnan, i cili në fund të sfides kreu një pritje spektakolare që i mohoi Irlandes një pike në këtë ndeshje. Në sfiden tjeter të këtij grupi, Holanda u ringrit menjëherë pas humbjes së rëndë ndaj Francës.

 

Tulipanët gjithsesi shfrytëzuan edhe dobësinë e ndjeshme të rivalit që kishin përballë, Gjibraltari për të fituar 3 me 0. Depai në minutën e 23 dhe pastaj dygolëshi i Ake, i dhanë suksesin e parë Holandës në kualifikuese.

 

Advertisement

Në grupin F Austria ngjitet në krye me dy fitore në dy ndeshje. Këtë herë viktimë e saj ishte Estonia që u mposht 2 me 1.

 

Ringrihet Suedia, e cila pas humbjes me Belgjikën ka reaguar fortë duke mposhtur 5 me 0 Azerbajxhanin.

 

Advertisement

Në grupin G , Serbia mposhti 2 me 0 në Podgoricë, Malin e Zi në një sfidë derbi mjaft të pritur dhe me jo pak tension.

 

Heroi i miqve ishte Dushan Vlahovic. Ai u fut si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe realizoi dy golat e suksesit në minutat 78 dhe 90. Serbët kryesojne grupin me 6 pikë, ndjekur nga Mali i Zi dhe Hungaria me 3 pikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy