Francë-Angli, finalja e “parakohshme” që “ndriçon” Botërorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Francë-Angli, finalja e “parakohshme” që “ndriçon” Botërorin

Franca vs Angli. Quajeni një finale të parakohshme të botërorit po të doni. Për nga ambiciet e dy kombëtareve, forma aktuale dhe cilësia e lojtarëve që do të jetë në fushën e lojës, padiskutim është dueli më i fortë i fazës çerekfinale.

 

Të dyja skuadrat e kaluan fazën e grupeve pa shqetësime serioze, dhe po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për duelet e tyre të 1/8.

 

Advertisement

Anglezet dëshmuan forcën e tyre edhe ndaj një kombëtare të fortë në aspektin fizik si Senegali duke e mundur me rezultatin 3- 0, falë golave të shënuar nga Henderson dhe Kane ne 10 minutat e fundit te pjesës së parë, si dhe nga Saka në minutën e 57.

 

“Tre luanët” kanë krijuar një profil të lartë pretendeje në vitet e fundit duke qenë se në 2018 shkuan deri në gjysmëfinale dhe pastaj në finale e europianit.

 

Advertisement

Por jo vetëm kaq; ajo që e bën Anglinë  një ekip të fortë, shumë të fortë madje është mundësia për të integruar si titullar shumë futbolliste përveç një 11-tesheje. Sauthgeit ka luksin të përzgjedhë mes disa lojtarëve të klasit botërorit sidomos në krahët e mbrojtjes dhe në fazën ofensive.

 

Kjo gjë patjetër e bën Anglinë një ansambël të bukur që do të jetë garanci për një ndeshje spektakolare ndaj Francës…

 

Advertisement

Ndaj një France që mposhti me lojë dhe gola 3 me 1 Poloninë në një ndeshje ku u ngjit për të disatën herë në katedër Kilian Mbape autor i dy golave njeri më i bukur se tjetri. Sulmuesi i PSG, nuk po njeh limite në karrierë në aspektin personal dhe ekipor. Protagonist i madh edhe në 2018 kur gjelat fituan titullin e dytë në histori të kampiones së botës, Mbape po tregon gjithnjë e më shumë se ai mund dhe duhet të jetë pasardhësi i denjë i Messit dhe Ronaldos.

 

Fati i madh i Francës është që Mbape nuk është vetëm..ai është pjesë e një gjenerate talentesh duke nisur nga Teo Hernandes, Tchuameni, Dembele, Coman, ndërthurur me kampione të eksperiencës si Loris, Varane, Grizman dhe Olivie Giroud rekordmen tashmë i golave me kombëtaren franceze.

 

Advertisement

Kjo është hera e tretë që kjo sfidë luhet në një kupë bote, me “Tre luanët” që kanë triumfuar në 1966 dhe 1982.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy