Futbolli evropian, UEFA shtyn afatin për planin për rifillimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Futbolli evropian, UEFA shtyn afatin për planin për rifillimin

Futbolli evropian, UEFA shtyn afatin për planin për rifillimin

Data 25 maj ishte vendosur si afat nga UEFA për kampionatet në Evropë nëse do t’i shkojnë deri në fund sezonit 2019-2020, dhe çfarë formati do të përzgjedhin.

Por ditën e sotme, nga zyrat e qeverisë së futbollit në Zvicër u vendos që ky afat të shtyhet deri më datën 17 qershor, duke u lënë më shumë mundësi federatave që të bëjnë përpjekje për të mbyllur normalisht sezonin.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë disa federata, veçanërisht ajo italiane, ku ka ende një kaos për mënyrën se si do të procedohet, pasi stërvitjet kolektive nuk janë lejuar ende dhe aktivitetet sportive janë të ndaluara me dekret deri më 14 qershor.

Advertisement

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar kaos në futbollin evropian, me klubet që e kanë shumë të vështirë që ti rikthehen normalitetit për shkak të ndërprerjes dhe masave që duhet të marrin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy