Gjendja e legjendës braziliane përkeqësohet/ Pele shtrohet në terapi intensive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendja e legjendës braziliane përkeqësohet/ Pele shtrohet në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele  vazhdon të përkeqësohet dita ditës.

 

Braziliani është diagnostikuar prej kohësh me kancer ,ku të martën u shtrua në spitalin Sao Paulos  për të bërë kontrolle mbi avancimin e kësaj sëmundje të rëndë që i ka mbërthyer pothuajse cdo pjesë të organizmit.

 

Advertisement

Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”,  82 vjecari  nuk i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që po i nënshtrohej që nga shtatori 2021, për shkak të një operacioni për kancerin .

 

Përveç kësaj, në fillim të vitit ai u diagnostikua me metastaza në zorrë, mushkëri dhe mëlçi.

 

Advertisement

Ish-lojtari i Santosit dhe Brazilit aktualisht po merr kurim për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar frymëmarrjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy