Goditi me grusht rivalin serb, federata kroate merr vendimin për lojtarin e kombëtares kuqezi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditi me grusht rivalin serb, federata kroate merr vendimin për lojtarin e kombëtares kuqezi

Goditi me grusht rivalin serb, federata kroate merr vendimin për lojtarin e kombëtares kuqezi

Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, pasi goditi me grusht një futbollist të ekipit rival.

Ky është vendimi i marrë nga Federata Kroate e Futbollit. Ngjarja ndodhi në fund të takimit që Osijeku luajti në fushën e Rijekës, ku lojtari kuqezi goditi lojtarin e skuadrës kundërshtare, Mirko Çolak.

Ngjarja ndodhi në parkingun e stadiumit, por ngacmimet kishin nisur që në fushën e lojës. Grezda deklaroi se reagimi i tij erdhi për shkak të fyerjeve nga familja dhe etnia nga ana e Çolak, ndërsa sulmuesi i Rijekës e mohoi diçka të tillë.

Advertisement

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, njoftoi federata kroate.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy